Policia arrestoi dy të moshuar

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Njësiteve speciale të policisë është edhe Feride Bilalli, 60 vjeçare nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, dhe Qani Haziri, 64 vjeçar, zdrukthëtar i pensionuar nga Shutka.

Feridja 60 vjeçe është arrestuar pas një bastisjeje në shtëpinë e saj, ku u gjet një pistoletë. 60-vjeçarja nga fshati Hotël për 15 vjet me radhë jeton e vetme në shtëpi, pasi dy djem të saj jetojnë përkohësisht në Zvicër dhe një në Norvegji.

Banorët e fshatit Hotël, por edhe ata të Komunës së Likovës kanë shprehur revoltën e tyre ndaj kësaj bastisje dhe arrestimin e gruas 60-vjeçe, ndërkohë që kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj, njofton gazeta KOHA. /koha.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button