Vazhdohet masa e paraburgimit për tenorin Igor Durlovski për ngjarjet e 27-prillit

Tenori maqedonas, Igor Durllovski sot u paraqit në Gjykatën e Apelit ku në seancë publike u diskutua për ankesën e mbrojtjes së tij që t’i hiqet masa e paraburgimit, njofton Portalb.mk.

Avokati Elenko Milanov tha se i dyshuari nuk ka ftuar për dhunë në Kuvend dhe nuk i ka drejtuar të pranishmit në sallë. Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Publike tha se kërkon që masa e paraburgimit të mbetet sepse Durllovski ka qenë në shtëpinë ligjvënëse gjatë kohës së ngjarjeve me 27-prill të vitit të kaluar.

Vendimi i gjykatës do të publikohet këto ditë. Në seancë ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Ana Durllovska e cila kishte veshur një bluzë “Drejtësi për Igorin”.

Përndryshe, për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Kundër vendimeve është e lejuar të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 48 orëve pas marrjes së vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button