Marrëveshja e Parisit, Trump: mund ta rikthej sërish!

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara mund të rikthehen në Marrëveshjen e Parisit për klimën, për të cilën vitin e kaluar dha vendimin për t’u tërhequr, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, ka bërë disa deklarata për shumë çështje që nga Marrëveshja e Parisit e deri te reformat për emigrantët.

“Është e mundshme që ne të kthehemi në marrëveshje. Ne kemi ndjenja të forta për mjedisin”, ka vlerësuar Trump i cili me vendimin që mori më 1 qershor 2017 tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit.

Ndër të tjera Trump ka mbrojtur idenë e tij se kushtet aktuale të marrëveshjes nuk përputhen me interesat ekonomike të SHBA-ve, dhe duke dhënë shembuj nga Kina dhe Rusia ai ka theksuar se vendi i tij mund të rikthehet në marrëveshje në rast se kryhen disa rregullime.

Më parë Trump kishte njoftuar vendimin e tij për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën e cila ishte nënshkruar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 200 vendeve nën udhëheqjen e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, në vitin 2015, dhe ishte vënë në dukje se ky proces do të përfundohej në vitin 2020.

– Trump këmbëngulës në çështjen e “murit në kufirin me Meksikën”

Në anën tjetër pasi ka folur edhe për çështjen e reformës për emigrantët, temë e cila ka shkaktuar debate në opinion e SHBA-së, Trump është shprehur se “Kjo marrëveshje për reformën e emigrantëve nuk mund të bëhet pa një mur në kufirin SHBA-Meksikë”.

Në deklaratën e djeshme, Trump sinjalizoi se nëse dy partitë në Kongres do të arrijnë një konsensus, ai gjithashtu mund të mbështeste reformën për emigrantët, ndërkohë që ai në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka përsëritur këmbënguljen e tij në lidhje me murin e planifikuar për t’u ndërtuar në kufirin me Meksikën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button