SHBA, rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kaliforni

Rritet në 17 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdojnë punimet intensive për kërkim shpëtim në jug të shtetit të Kalifornisë, ku reshjet e dendura shkaktuan përmbytje e baltë.

Sherifi rajonal në Santa Barbara, Bill Brown tha se numri i atyre që humbën jetën në përmbytje është rritur në 17. Ai bëri të ditur se si pasojë e përmbytjeve janë plagosur 28 persona dhe se po vazhdojnë punimet për kërkim të 13 personave të zhdukur.

Në anën tjetër në rajon ku më shumë se 100 shtëpi janë përmbytur nën ujërat me baltë, në lagjen Montecito e cila banohet nga personat e famshëm kanë pësuar dëme rreth 300 shtëpi, në mesin e të cilave ndodhet edhe shtëpia e prezantueses amerikane Oprah Winfrey.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button