Maqedoni, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve

Me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është votuar propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Siç theksohet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë, me ligjin parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët ushtrojnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e saj, (gjuha shqipe).

Mendim për përdorimin e gjuhës shqipe në paratë dhe uniformat, me kërkesë të Qeverisë duhet të japë Komisioni i Venecias.

Sot, gjithashtu Kuvendi i Maqedonisë me 65 vota “për” dhe asnjë “kundër” e ka zgjedhur për gjykatës kushtetuese Darko Kostadimovskin, ndërkaq me 68 vota “për” dhe asnjë “kundër” për gjykatës kushtetues është zgjedhur Osman Kadriu, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues janë me propozim të presidentit Gjorge Ivanov. Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kursi per mesimin e gjuhes shqipe duhet te fillohet nga Artan Grubi, sepse nuk e shqipton dot shkronjen q dhe shkronjen xh e perdor gabimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button