13 të vrarë nga rrëshqitje dheu në Kaliforni

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e baltës kanë vrarë të paktën 13 vetë dhe kanë shkatërruar disa shtëpi në veri të Los Anxhelosit, atje ku zjarret e muajit të kaluar dogjën kodra të tëra me pemë e bimësi, transmeton VoA.

Numri i viktimave mund të rritet ndërsa sot operacionet e kërkimit-shpëtimit për të mbijetuarit janë forcuar me ardhjen e një ekipi të madh, përfshirë dhe ndihma e ofruar nga Roja Bregdetare, Garda Kombëtare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.

Duke përdorur helikopterë dhe qen, ekipet e shpëtimit nxorën banorët e bllokuar brenda shtëpive apo ata që kishin ngecur në baltën e thellë deri tek kyçi i këmbës. Dhjetra të tjerë që nuk kanë mundur të evakuohen apo që nuk do të evakuohen, janë raportuar si të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button