FH: Maqedonia rangohet e fundit për nga liria e mediave

Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në kategorinë e shteteve me liri të pjesshme të medias. 

Shqipëria në raportin e fundit ka marrë notë më negative sesa Kosova. Maqedonia vlerësohet si e fundit me rënie të thellë sa i përket lirisë së medias.
 
Për nga notimi, Shqipëria ka marrë notën 51, Kosova 49, Bosnjë e Hercegovina me notën 48, Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35 dhe e fundit Maqedonia me notën 54. 
Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.

Sipas Freedom House,  Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe, sikurse edhe Ukraina, ndërsa përmirësime pozitive janë regjistruar në Kosovë, Malin e Zi dhe Gjeorgji.
Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.

Freedom House, vendet që i vlerëson nga 0 – 30 i sheh si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

Në raportin e ri të grupit pro-demokracisë me seli në SHBA, Freedom House, thuhet se vetëm një në gjashtë njerëz në botë gëzon lirinë e shtypit – përqindja më e ulët në më shumë se një dekadë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button