Tragjedi, pasi e tallin në rrjete sociale, fëmija i reklamave bën vetëvrasje

Kompania Akubra gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj, duke bërë thirrje që të gjithë të “ngriheshin” kundër çdo lloj ngacmimi, përcjell Insajderi. Një në pesë fëmijë në Australi thonë se u sulmuan gjatë vitit të kaluar.

Në postimin emocional në Facebook, të shkruar të dielën, babai i Dolly, Tick Everett, nuk dha detaje të ngacmimit, por tha se ajo kishte dashur të “shpëtonte nga e keqja në këtë botë”.

Ai tha se shpresonte që vëmendja në vdekjen e Dolly-s javën e kaluar mund të “ndihmonte jetët e tjera të çmueshme “.

Të mërkurën, familja lëshoi një deklaratë për mediat duke thënë se Dolly kishte qenë “shpirti më i këndshëm, i kujdesshëm, i bukur”.

“Ajo gjithnjë kujdesej për kafshë, fëmijë të vegjël dhe fëmijë të tjerë në konvikt, të cilët ishin më pak fatlumë se vetë”

Familja ndau një vizatim të fundit nga Dolly duke treguar një person të dobët me shënimin: “Fol edhe nëse zëri yt dridhet”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button