Nga mbikëqyrja në deponinë “Drislla”, nuk konfirmohet rrezatim

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor sot ka kryer mbikëqyrje të çrregullt të deponisë për mbeturina komunale “Drislla” në Shkup. Është vërtetuar se respektohet vendimi për ndërprerje të punës së inceleratorit – furrës speciale për djegie të mbeturinave mjekësore. Nga 1 janari 2018 deri më sot furra nuk është në funksion, ndërsa mbeturinat mjekësore që arrijnë në deponi vendosen në kontejnerë, transmeton MIA. 

Këtë për mediat sot e konfirmoi zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe tha se në deponi nuk është vërejtur prani e rrezatimit, duke shtuar se në Maqedoni nga viti 2013 deri në vitin 2017 nuk kanë hyrë mbeturina mjekësore nga jashtë.

Deponia “Drislla” është vendi i vetëm në Maqedoni ku nëpërmjet të inceleratorit trajtohen mbeturina mjekësore dhe për shkak të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, nga koncesioneri i deponisë është kërkuar furnizimi me furrë të re, ndërsa deri në furnizim duhet të vendosen filtra.

Makraduli shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e zgjidhjes së veçantë për çështjen e mbeturinave mjekësore, pra, ato të trajtohen në vetë institucionet mjekësore, gjegjësisht në vendin ku krijohen ato mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button