EKSKLUZIVE-Dëshmia e të bastisurve nga policia,lagja Serovë në Shkup

Forca të shumta policore sot në mëngjes kanë patrulluar nëpër lagjen Serovë të Shkupit dhe kanë arrestuar disa persona, me pretekst se kërkojnë mashtrues të bankave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të brendshme, Ivo Kotevski e konfirmoi ndërhyrjen policore. “Janë arrestuar disa persona, më vonë me detajet do të dalim” tha Kotevski për Portalb.

D.J nga lagja e Serovës së Shkupit tregon ekskluzivisht për Portalb për aksionin policor. Ai tha se policia ka ndaluar atë dhe ka hyrë të bastisë shitoren e tij  “Playstation” rreth rrugës Serovë.

“Isha nisur për në xhami  për lutjen e mëngjesit, pjesëtarë të njësitit special ma prenë rrugën dhe më hyrën në shitoren time ku kam loja Playstation. Ata filluan ta bastisin atë me pretekst se kërkojnë kompjuterë dhe hakerë të bankave. Por unë nuk kam në shitore Internet, kam vetëm aparate të lojave Playstation. Pastaj kur e panë se nuk kam asnjë lidhje me personat që vjedhin bankat përmes internet kafeve, më morën në pyetje mos di unë gjë” tha për Portalb, D.J pronari i shitores për loja.

Ai më tej sqaroi se policia është larguar nga shtëpia e tij kur e kanë parë se janë në vend të gabuar ndërsa kanë arrestuar persona të tjerë të cilët kanë dalë nga xhamia.
“Thuajse të gjithë xhematin që doli nga xhamia e kanë arrestuar. Unë nënshkrova një dokument ku policia më tha ta nënshkruaj për të vërtetuar se ndërhyrja të dyqani im ishte gabim” shprehet dëshmitari D.J / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button