KE: Afrimi i Ballkanit Perëndimor mes prioriteteve për vitin 2018

Komisarët evropianë sot biseduan për prioritetet institucionale të Bashkimit Evropian për vitin 2018, ndërsa afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ka qenë një nga temat.

“Në mbledhjen e tij të parë në vitin 2018 eurokomisarët i shqyrtojnë prioritetet institucionale për këtë vit, vit në të cilin duhet të zbatohen reformat ekonomike dhe monetare të Unionit, që të sigurohen kufijtë e BE-së, të përmirësohet sistemi për azil, të kthehet Shengeni, të kompletohet tregu i vetëm digjital dhe të afrohet Ballkani Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në kumtesën pas mbledhjes së komisarit evropian në selinë e KE-së në Bruksel, transmeton MIA. 

Në kumtesë theksohet se nga 89 “dosje prioritare” 29 prej tyre kanë përfunduar, ndërsa KE-ja dëshiron edhe të tjerat të përfundohet deri në fund të majit të vitit 2019.

Është planifikuar që të gjithë komisarët evropianë të enjten të udhëtojnë në Sofje, ku të premten do të bisedojnë me përfaqësuesit zyrtarë bullgarë për prioritetet e kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së.

Bullgaria nga 1 janari i këtij viti e ndërmori kryesimin rotues gjashtëmujor me BE-në, ndërsa Sofja tashmë paralajmëroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button