fbpx

Policia bën bastisje në lagje shqiptare në Shkup

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit.

Bastisjet, siç merr vesh jozyrtarisht gazeta KOHA, janë kryer në lagjen e Gazi Babës, në Hasanbeg, sikurse edhe në fshatin Haraçinë.

Tani për tani nuk dihen arsyet e bastisjeve, por raportohet se janë arrestuar dhjetëra shqiptarë. Ndërkohë, në këto lagje të banuara kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë dhe njësiteve tjera të saj. /Koha.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close