Mos ia merrni një femre telefonin

Ish- Miss New Hampshire, Nicole Houde, është arrestuar nga policia dhe përballet me akuzën për sulm fizik ndaj të dashurit të saj.

Sipas raportit të policisë, 26-vjeçarja e ka grushtuar, shkelmuar, gërvishtur dhe kafshuar 33-vjeçarin, Scott Nickerson.

CBS Boston raporton se zënka ka filluar kur Nickerson e kishte akuzuar Nicolen për tradhti.

Në një moment, ai ia ka marrë telefonin dhe nuk ia ka kthyer. Kjo e ka nevrikosur aq shumë femrën saqë e ka sulmuar në të gjitha mënyrat e mundshme. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button