Qeveria e indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATO

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është shprehur i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni, dërgesë nga Rusia, gjoja se bartte barna dedikuar Spitalit të Mitrovicës. Sipas tij, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda.

Ndaj Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka vendosur t’i dërgojë një notë proteste NATO-s pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.

Ministri Rexhepi ka potencuar se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button