Vendet Baltike mbështetin Maqedoninë

Kontesti për emrin nuk guxon ta pengojë procesin eurointegrues të Maqedonisë, por negociatat nën patroanzhin e KB-së dhe negociatat paraqasëse për anëtarësim të shtetit në BE, duhet të zhvillohen paralelisht. Kjo thuhet në letrën e tre vendeve baltike – Lituania, Letonia dhe Estonia, të cilët i bëjnë thirrje kryesimit danez që në Këshillin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, në qershor, ta vendos në axhendë çështjen për fillim të negocuiatave paraqasëse me Maqedoninë, si dhe të kërkohet vendim pozitiv nga Këshilli.

Siç deklaroi nënkryetari i Kuvendit lituan dhe kryesues me Komitetin për çështje evropiane, Çeslovas Stankeviçius, pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili gjendet për vizitë pune në Lituani, yk qëndrim në formë të deklaratës së përbashkët të kryesuesve me komitetet për çështje evropiane të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, është parashtruar deri te kolegia e tyre daneze Eva Kjer Hansen, e pastaj edhe në mbledhjen e komiteteve për çështje evropiane të paralmenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së (COSAC), e cila mbahet në Kopenhagë.

“Bashkë me vendet e tjera, para së gjithash me dy shtetet e tjera baltike, e kemi shprehur përkrahjen tonë për fillim të negociatave paraqasëse me Maqedoninë. Paradokohe nënshkruam deklaratë të posaçme, të gjitha shtetet baltike, dhe e kemi parashtruar në konferencën e COSAC në Kopenhagë. Fuqimisht e përkrahim anëtarësimin e Maqedonisë në BE, dhe nga secili aspekt vlerësojmë se çështja për emrin duhet të zgjidhet paralelisht, pa e penguar procesin e integrimeve”, deklaroi pas takimit me Ivanovin, nënkryetari i Kuvendit lituanez, Stankeviçius.

Në deklaratën e përbashkët, vendet baltike potencojnë se kontesti bilateral duhet të zgjidhet në kuadër të marrëveshjeve relevante ekzistuese.

“Besojmë se dallimet ekzistuese mes palëve rreth emrit të vendit kandidat, nuk duhet t’i pengojnë, as të ndikojnë në fillimin e negociatave paraqasëse me BE-në, dhe të ë zgjidhen me negociata të ndara, me vullnet të mirë në pajtim me rezolutën 817 (1993) të KB-së, si dhe me Marrëveshjen kohore nga 13 shtatori të vitit 1995. Çdo vendim i pranueshëm i përbashkët për çështjen e emrit, nën patronazhin e KB-së duhet të përkrahet dhe pranohet”, qëndron në letrën./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button