Apple dhe Samsung takim për tu pajtuar!

Apple dhe Samsung kanë konteste të ndryshme gjyqësore në vende të ndryshme të botës, ku njëra kompani e akuzon tjetrën për shkelje të patentave të ndryshme për produktet dhe shërbimet që i ofrojnë në treg.

Mirëpo, me sa duket, kompanitë e njohura botërore tani janë pajtuar që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme, e cila do t’i mbante kompanitë jashtë sallave të gjyqit.

Për rastin e fundit në SHBA, gjykatësi nuk e ka mohuar mundëisnë që këto dy kompani të takohen, dhe një gjë e tillë tashmë duket se do të ndodhë, përafërsisht gjatë javës së fundit të muajit maj.

Tani është konfirmuar se takimi i dy udhëheqësëve të këtyre kompanive do të mbahet më 21 ose 22 maj në San Francisko, për të parë mundësinë e arritjes së një marrëveshje për disa çështje të hapura të këtyre kompanive./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button