Vetura zyrtare e Bilen Salijit kapet duke bërë shkelje serioze në komunikacion

Pasi që ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se më nuk do ta vendos veturën zyrtare në trotuarin përpara Ministrisë së Drejtësisë, tani e njëjta veturë është kapur se si bën shkelje serioze në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi në të cilën qartë shihet se si vetura e Salijit në rrugën kryesore përpara Ministrisë së Drejtësisë, në Qendër të Shkupit i shkel dy vija të plota.

Paraprakisht, Saliji u kritikua nga opinioni pasi që “Pasat-i” i tij, i parkuar në trotuar, ka penguar lëvizjen e qytetarëve përpara Ministrisë së Drejtësisë. Ministri atëherë premtoi se e njëjta nuk do të përsëritet. Menjëherë pas kësaj, Qyteti i Shkupit vendosi barrikada përreth rrugës “Dame Gruev”, me çka e ndaloi uzurpimin eventual të trotuarit nga veturat.

Portalb.mk, ka tentuar disa herë që të kontaktojë me Ministrinë e Drejtësisë për të sqaruar për situatën në fjalë, por ata nuk kanë qenë t0δ kapshëm për redaksinë tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button