Çavushogllu: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së mund të jenë edhe më të këqija nëse SHBA-ja nuk i përmirëson gabimet

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse Uashingtoni nuk i përmirëson gabimet e tij, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu.

“Tramp shumë qartë deklaroi për ndërprerjen e dërgesave të armëve njësiteve të Forcave kurde siriane për Mbrojtjen e Popullit (FMP). Krahas kësaj sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhajms Matis dha deklaratë me të cilën i konfirmoi fjalët e Trampit”, theksoi Çavushogllu.

Sipas tij, kjo është çështje kryesore që ka ndikim negativ ndaj marrëdhënieve të Turqisë me SHBA-në.

“Nëse nuk i përmirësojnë gabimet e bëra në këtë sferë, marrëdhëniet tona mund të përkeqësohen edhe më shumë”, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme.

Në nëntor Çavushogllu kumtoi se presidenti amerikan Donald Tramp, gjatë një bisede telefonike me homologun turk Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se SHBA-ja do ta ndërpresë dërgesën e armëve për FMP-në.

Sipas Ankarasë, FMP-ja është e lidhur me Partinën Punëtore Kurde (PPK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button