Do të formohet Këshill për ndjekjen e strategjisë në gjyqësor me të cilin do të udhëheq Zaev

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 48 ka miratuar vendim që ta miratojë propozimin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtjen e informatorëve dhe e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë për veprim të mëtutjeshëm, informoi Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet, ligji do të harmonizohet me dispozitat dhe standardet ndërkombëtare në këtë fushë dhe do të sigurohet mbrojtje më e madhe e informatorëve.

Në mesin e pikave tjera, kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se deri në fund të janarit do të formohet trup i ri “Këshilli për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësorin për periudhën 2017-2022” – me të cilën personalisht do të udhëheq.

“Zaev, në seancën e 48 publikisht u është falënderuar për punën e suksesshme të anëtarëve ë Këshillit për Reforma në Gjyqësor i cili punon në korniza të Ministrisë së Drejtësisë, dhe të cilët aktivisht kanë punuar në përpunimin e Strategjisë si obligim i paraparë në pjesët e 3 dhe 6 të Planit “3-6-9”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, gjatë takimit të sotëm jo-formal me gazetarët tha se Qeveria po punon për mbrojtjen e informatorëve pavarësisht se a janë brenda apo jashtë institucionit.

“Konkretizohen disa joprecizime në formulime dhe janë futur të gjitha ankesat të cilat kanë qenë të propozuara nga Komisioni  i Venedikut për propozimin-ligjin e viti 2015. Të gjitha propozim-ndryshimet janë në drejtim të mbrojtjes sa më të mirë të informatorëve, pavarësisht se a janë nga brenda apo nga jashtë institucioni. Të gjitha ndryshimet janë në drejtim të mbrojtjes sa më të mirë të tyre”, tha Boshnjakovski.

Qeveria në seancë e ka miratuar edhe informatën për realizimin e rekomandimeve të Grupit të shteteve kundër korrupsionit (GREKO) në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button