Statuti partiak duhet të definojë se si zgjidhet kryetari i partisë, pa marr parasysh atë që thotë Mickoski

Kuptohet se në statutin e partive politike duhet të definohet zgjedhja e kryetarit, gjegjësisht mënyra në të cilën do të zgjidhet ai organ, mënyra se di do të zgjidhet kryesi i këtij funksioni. Kjo shumë qartë është përcaktuar në nenin 16, paragrafi 1 prej Ligjit për parti politike, ku qartë thuhet se statuti i partisë politike përmban dispozita për “organet e partisë politike, MËNYRËN E ZGJEDHJES DHE THIRRJES, zgjatjes së mandatit dhe mënyrës së marrjes së vendimit”:

Neni 16 

(1) Statuti i partisë politike përmban dispozitat për

– Statuti i partisë politike përmban Emrin dhe mbiemrin e shkurtuar të partisë; 

– selinë e partisë;

– qëllimet politike të veprimit, zbatimin e transparencës në punë dhe mënyrën e veprimit;

– kushtet dhe mënyrën e anëtarësimit dhe ndërprerjen e anëtarësimit dhe të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të anëtarëve ;

–  prezantimin dhe përfaqësimin e partisë politike;

– organet e partisë politike, mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të tyre, kohëzgjatjen e mandatit dhe mënyrën e vendosjes;

– fitimin dhe disponimin me mjete;

– shuarjen e partisë politike ;

– veprimin me pasurinë në rastë të shuarjes së partisë dhe 

– shenjat e partisë politike (flamurin, simbolin, emblemën dhe të tjerë). 

Në nenin 18, të të njëjtit ligj thuhet se “vendimi për zgjedhjen e organeve të partisë politike në të cilën është vendosur kryetari i partisë politike, gjegjësisht  personit i cili do të përfaqësojë dhe paraqes..”është parakusht për partinë politike edhe kur shkruhen në regjistrim gjyqësorë. E gjithë kjo do të thotë se nëse statuti i ri i VMRO-DPMNE-së nuk është definuar qartë, zgjedhja e kryetarit të partisë dhe nëse ajo nuk vepron sipas këtyre rregulloreve statutore, ajo as nuk mund të regjistrohet si parti, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Janë shumë jologjik dhe pretendimet e tij në vazhdim, ku thotë se në statut nuk është definuar zgjedhja e kryetarit, shton se në të është definuar vendosja organizative e  partisë dhe si funksionon ajo. A nuk është kryetari pjesë e vendosjes organizative të partisë? A nuk është ai pjesë e skemës organizative, përkatësisht pjesë e organogramit institucional? Ndërsa në lidhje me vendosjen funksionale, a nuk është “kryetari i partisë” funksion, gjegjësisht funksioni më i lartë individual dhe duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për funksionarë të lartë, si mund që ai të mos jetë pjesë në vendosjen funksionale të VMRO-DPMNE-së?

E gjithë kjo është shumë konfuze, por problemi nuk përfundon këtu. Citati më lartë nuk është e pavërteta e vetme e deklaruar në intervistë. Vetëm 30 sekonda para se të jep këtë deklaratë, gjegjësisht në minutën 28:08, Mickoski, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me kërkesat për prolongimin e Kongresit të VMRO-DPMNE-së dhe numrin e delegatëve në atë kongres tha si në vazhdim:

Tezën të cilën ju e përfaqësoni se është kërkuar prolongim i kongresit, për atë se ka qenë e nevojshme që të rritet numri i delegatëve në vet kongres, absolutisht nuk mban, për atë se asnjë prej partive simotra, përfshirë këtu edhe atë më të madhen, të themi CDU në Gjermani, nuk ka një numër të atillë të delegatëve, përkundrazi, numri i delegatëve është shumë më i vogël. 

Edhe kjo nuk është e saktë. Dhe jo vetëm që nuk është e saktë, përkundrazi është e tërësisht e pavërtetë. Më saktë, në Kongresin e VMRO-DPMNE-së i cili u mbajt me 22 dhjetor 2017 në Vallandovë, morën pjesë 411 delegatë prej gjithsej 544 të ftuar.

Nga ana tjetër, përsëri, Statuti i CDU – Partia Demokratike Kristiane në Gjermani (faqe 20, kapitulli E, neni 19 me titull: Përbërja e Kongresit”), qartë thuhet se në kongreset e CDU marrin pjesë 1000 delegat dhe është sqaruar mënyra se si ato zgjidhen. Zgjedhja kryhet në shtet e bashkuara gjermane dhe rrethe, me çka 200 delegat zgjidhen proporcionalisht në varësi të suksesit të realizuar në zgjedhjet paraprake parlamentare në çdo shtet, dhe rreth, ndërsa 800 të tjerë në varësi të numrit të anëtarëve të partisë në çdo shtet, ose rreth. Vendimtarë për numrin e delegatëve që do të dërgojë secili prej tyre është numri i anëtarëve, dhe për vërtetimin e numrit të delegatëve përdoret sistemi Dontov, ndërsa listat e delegatëve mbyllen 6 muaj para mbajtjes së kongresit.

Kryetari i një partie ka detyrim personal dhe moral edhe ndaj anëtarëve edhe ndaj qytetarëve t’i njeh ligjet të cilët rregullojnë punën e partive politike që të mund të udhëheq suksesshëm dhe me efikasitet.  Veçanërisht vlen kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë më të madhe në vend. Por, duke pasur parasysh faktin se kjo nuk është kështu, siç edhe e vërtetojnë edhe dy deklaratat më lartë, ne jemi të detyruar që t’i vlerësojmë si të pavërteta. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button