Maqedoni, Gjinekologjia e padit ish drejtoreshën: E ka dëmtuar klinikën për 150.000 euro

Klinika e Shkupit për Gjinekologji e padit ish drejtoreshën Marija Haxhi-Lega për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht sipas tyre, ajo e ka dëmtuar klinikën për 150.000 euro me furnizimin e testeve për foshnjën, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të javores “Fokus”, padia kundër Haxhi-Lega është dorëzuar thuajse një muaj, më 16 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkaq më parë më 23 nëntor të vitit 2017, Komisioni Disiplinor për Konstatimin e Fakteve ka konstatuar se nuk ka nevojë që të furnizohen 312 teste, prej të cilëve vetëm njëri kushton 25.500 denarë.

Gjithashtu, përfundimi i komisionit është se Kolegiumi profesional nuk është i njoftuar për furnizimin e testeve, por edhe se nuk është përgatitur program i cili do të punojë me atë teste.

Burimet e javores thonë se testet e tilla i kanë bërë 22 paciente, pa pajtueshmëri të bashkëshortëve, të cilët sipas protokollit patjetër duhet të njoftohen. Megjithatë, të njëjtat paciente nuk kanë marrë rezultate pasi që nuk ka pasur kush t’i lexojë, duke e pasur parasysh se nuk munden të faturohen në Fondin e Shëndetësisë. Afati i tyre zgjat deri në mars, ndërkaq në udhëzim shkruan se shfrytëzohen për nevoja hulumtuese, por jo edhe për diagnozën.

Këto informata i ka konfirmuar edhe drejtorja e re e Klinikës së Gjinekologjisë, VIktorija Jovanovska, e cila shtoi se në atë mënyrë Klinika është dëmtuar për 150.000 euro.

E kërkuar për të kontaktuar me ish drejtoreshën Haxhi-Lega, që të pyetet se a është e ftuar në Prokurorinë Themelore Publike për bisedë dhe pse Klinika ka pasur nevojë për ato teste, me të cilat nuk ka pasur kush të punojë, ajo nuk ka qenë e kapshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button