Sarkozy bën padi për akuzat se “financoi Gadafin”

Në Francë ka nisur numërimi mbrapsht për balotazhin e 6 majit mes dy rivalëve për postin e Presidentit Nikolas Sarkozy dhe Fransua Hollonde.

Sondazhet e nxjerrin sërish përpara socialistin Hollonde me 8 pikë, të dy kandidatët planifikojnë një javë të ethshme elektorale.

Në zhvillimet më të fundit të fushatës, presidenti Nikolas Sarkozy do të depozitojë një padi kundër faqes së internetit e cila e akuzoi atë se kolonel Gedafi i Libisë i ishte ofruar t’i financonte fushatën presidenciale të 2007-ës.

Faqja Mediapart publikoi një dokument të 2006-ës të nënshkruar nga ish- kreu i inteligjencës libiane, Moussa Koussa ku propozohej një fond prej 50 milionë euro. Sarkozy e ka cilësuar publikimin një falsifikim të trashë, ndërsa vetë Koussa e cilësoi dokumentin të rremë.

Akuzat që Gedafi ilegalisht ishte ofruar për financimin e fushatës së Sarkozy, për herë të parë, dolën në mars të vitit 2011, kur djali i ish-liderit libian, Saif Al Islam tha se ishte i gatshëm të nxirrte në shesh të gjitha detajet. Në atë kohë, Franca drejtonte përpjekjet e përbashkëta të NATO-s për të vendosur zonën e ndalim-fluturimit në Libi për të ndalur përparimin e forcave të regjimit kundër kryengritësve.

E ndërkaq, ndërsa afrohet e diela e votimeve, mbështetësit e Sarkozy në Francë nuk e kanë humbur besimin se mund t?ia dalin mbanë të mbajnë të preferuarin e tyre në presidencë.  “Fjalët që kanë dalë janë të pabazuara. E gjithë media në Francë mbështet të majtën dhe ata po përpiqen të rrëzojnë Sarkozinë”, thotë një mbështetës. /portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button