City fiton në fund ndaj skuadrës së Championship-it

Sergio Aguero shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin e fitores 2-1 të Manchester City ndaj Bristol, ekip i Championship-it (kategoria e dytë e Anglisë), transmeton Top Channel.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës, skuadra e Pep Guardiolës vuajti jashtëzakonisht shumë për të marrë një avantazh të lehtë në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Në fundin e pjesës së parë, Bobby Reid kaloi në avantazh me anë të një 11-metërshi ekipin modest, por rezultati u përmbys nga golat e Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button