“Danas”: SHBA-ja nuk i jep vizë shefit të Shtatmadhorisë të Armatës serbe

SHBA-ja nuk i ka dhënë vizë për hyrje shefit të Shtatmadhorisë së Armatës serbe gjeneralit Lubisha Dikoviq, publikoi gazeta “Danas”.

Sipas burimeve të gazetës, amerikanët e kanë ftuar Dikoviqin të mbajë fjalim në SHBA, ndërsa pastaj nuk i kanë dhënë vizë, sepse ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake ruso-bjelloruse në Rusi në shtator të vitit të kaluar.

“Danas” shkruan se stërvitja ushtarake është mbajtur prej datës 14-të deri më 20-të shtator në poligonin Luzhskij në Rusinë Perëndimore rreth 100 kilometra në veri të kufirit me Estoninë dhe kjo shkaktoi druajtje te disa anëtare të NATO-s se Rusia mundet përgjithmonë të sistemojë ushtri në Bjellorusi dhe të kryejë sulme ndaj shteteve baltike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button