Maqedonia dhe Spanja intensifikojnë marrëdhëniet

Ekziston hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunim tregtar mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për çka ekziston interesim i ndërsjellë.

Kjo u tha si konstatim nga takimi i sotëm i zëvendës-kryeministrit përgjegjës për çështjet ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ambasadorit spanjoll në vend, Fernando de Galainena.

Siç kumtoi Kabineti i zëvendës-kryeministrit, në takimin të dy njëherëit këmbyen edhe përvojat e tyre lidhur me masat dhe projektet të cilat realizohen nga ana e Qeverive të Maqedonisë dhe Spanjës në drejtim të zbutjes së ndikimeve negative nga kriza ekonomike.

Peshevski theksoi se vendi do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave ekonomike drejt përmirësimit të biznes klimës, përforcimit të konkurrentshmërisë së ekonomisë së Maqedonisë dhe rritjes së punësimeve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button