Zbulohet smartfoni i parë në botë me skaner për gishtërinj nën ekran

Muajin e kaluar, në dhjetor, Synaptics ka njoftuar se skanerët për gishtërinj për smartfonët e ardhshëm do të mund të vendosen nën ekran. Kompania ka thënë se prodhuesi “Tier 1” do të prezantojë telefonin e parë me këtë lloj teknologjie në panairin e teknologjisë CES 2018.

Kompania e njohur kineze vivo sot konfirmoi raportimet e djeshme dhe ka prezantuar pajisjen në Las Vegas, kështu duke u bërë kompania e parë në botë që implementoi këtë teknologji në një smartfon, transmeton Koha.net.

Skaneri për gishtërinj nën ekran gjendet mes pllakës kryesore dhe panelit OLED. Skaneri shfaq shenjat e gishtave të ndriçuar dhe pastaj kalon në procesim dhe në fund hapet telefoni.

Alex Feng, presidenti i vivos, ka thënë në një deklaratë për shtyp se zgjidhja është duke e zgjidhur sfidën e industrisë për të siguruar një eksperiencë më të përshtatshme të legalizimit. Telefoni është i gatshëm për prodhim masiv dhe pritet të lansohet në fillimin e hershëm të 2018-ës.

Siguria do të jetë në të njëjtin nivel sikurse me skanerët e deritanishëm që janë parë në pajisjet e avancuara të tilla si vivo X20 dhe Samsung Galaxy S8, premtoi Synaptics në një deklaratë të mëparshme për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button