Në Nju-Jork bisedime të reja për emrin, Osmani nga Athina porosit se ky vit është shans historik

Në Maqedoni ekziston optimizëm i shprehur qartë për mbylljen e çështjes së Greqisë rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, këtë dje e theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në takimet në Athinë me shefin e diplomacisë Nikos Koxijas dhe zëvendësministrin për Punë të Jashtme për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugalos.

Sipas Osmanit, ky vit paraqet shans historik për tejkalimin e keqkuptimeve dhe se si politikanë që e kanë marrë besimin t’i udhëheqin qytetarët, e kanë për obligim të tregojnë pjekuri dhe seriozitet që të mos humbet shansi. Para bashkëbiseduesve ai ka theksuar se në Maqedoni ekziston një optimizëm i qartë për mbylljen e kësaj çështje dhe ka shfaqur shpresë se së bashku me sinjalet pozitive të cilat vijnë prej Greqisë do të tejkalohet.

Derisa zëvendëskryeministri Bujar Osmani pati takim me nikoqirët e tij në MPJ-në greke në Athinë, deputetët e partisë ultra djathtiste dhe nacionaliste Agimi i Artë, së bashku me një grup mbështetësish të tyre u tubuan në protestë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Korrespondenti i MIA-s njofton se protestuesit ka mbajtur një transparentë ku ka shkruar “Maqedonia është e Greqisë”, kanë brohoritur slogane “Tradhtarë” dhe “Hiqni duart nga Maqedonia”, ndërsa në rrethojën e Ministrisë kanë vendosur mesazhin: “Heqja e emrit Maqedonia për minishtetin e Shkupit është e barabartë me shitjen kombëtare”.

Nga MPJ për MIA-n dje konfirmuan se raundi i ri i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit për emrin do të mbahet më 17 janar në Nju-Jork. Bisedimet me ndërmjetësin vijnë në një periudhë të aktiviteteve intensive dhe optimizmit në Shkup, Athinë, Bruksel dhe Uashington për mbylljen përfundimtare të kontestit dydekadësh për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button