fbpx

Komuna do të ndihmon në rregullimin e varrezave

Pas iniciativës të disa qytetarëve të Gostivarit dhe këshillave të Xhamive të Lagjes së Re dhe Sahatit, për rregullimin e kompleksit tek varrezat e vjetra të komunitetit Islam, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani realizoi një takim me bartësit e kësaj nisme në vendngjarje.

“Do ta keni mbështetjen e Komunë së Gostivarit dhe punët të cilat ju kanë mbetur pa realizuar për shkak të mungesës së mjeteve financiare, do t’i përmbyll në tërësi Ndërmarrja publike ‘Komunalec’ me mjete të siguruara nga buxheti komunal”, ju premtoi anëtarëve të Këshillit iniciues, kryetari Osmani.

Ndërmarrja publike ‘Komunalec’ ka pastruar kanalin për ujitje përskaj varrezave si dhe mbeturinat rreth kanalit në gjatësi prej 300 metrash. Me mjetet financiare të siguruara nga Komuna e Gostivarit, do të ndërtohet vazhdimi I murrit të betonit, shtyllave dhe rrjetit të hekurt të rrethojës së varrezave. Rrethoja e varrezave të vjetra myslimane është në gjatësi prej rreth 400 metrave, ku një pjesë e punëve tanimë është realizuar me kontributin e qytetarëve.

“Para 35 vitesh është bërë rrethimi vetëm në pjesën e poshtme të varrezave, pjesët tjera nuk ishin të rrethuara. Tani kemi lënë 3 hyrje, dhe shpresojmë që para muajt të shenjtë të Ramazanit, ta kemi përfunduar me sukses këtë aksion”, theksoi Shukri Mehmedi – kryetar i këshillit nismëtar. Memedi falënderoi kryetarin Rufi Osmani, për ndihmën që e ofron dhe për kujdesin që e tregon ndaj të gjitha iniciativave pozitive që dalin nga qytetarët e Gostivarit./TV2/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close