A e dini se…? – Manchester City VS Manchester United

Sonte, mbi 650 milion njerëz në mbarë botën do i kenë sytë nga derbi lokal ndër më të mëdhenjtë në botë, City vs United! Një ndeshje klasike që do vendos fatin për dy skuadrat e Manchesterit.Ne do ju sjellim një speciale që quhet A E DINI SE…? eksluzivisht për ju.
A e dini se…?
 • Manchester City ka formë fantastike si vendase,kanë shënuar 51 gola në 17 ndeshje në Premier League si dhe kanë arritur të fitojnë 21 nga 22 ndeshjet e fundit në të gjitha garat në Etihad Stadium.
 • Tifozët e Cityt presin një rezultat shokues për fansat e Unitedit,ndoshta presin një 6-1 tjetër.
 • Në ndeshjen ku triumfoi City 6-1,skuadra e Cityzeans kishin arritur të shënoni 6 gola në 7 goditje  drejtë portës.
 • Ndeshja e fundit midis këtyre dy skuadrave ishte me 8 janar të këtij viti ku Unitedi triumfoi 3-2 në Etihad në kuadër të FA Cupës.
• Megjithatë Unitedi është i pamëshirshëm në Etihad,pasi City në kampionat qe gati 5 vjet nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Unitedit në shtëpi.
 • Manchester United ka mposhtur Cityn dy herë këtë sezon me rezultat të njejtë në dy ndeshjet 3-2.
 • Kartonat e kuq janë të rregullt në këtë derbi.I fundit që e pësoi ishte Johnny Evans në ndeshjen ku fitoi City 6-1.
 • Kampionët në fuqi vijnë me një formë të mrekullushme të golave.Ata shënuan 8 gola në dy ndeshjet e fundit,4 ndaj Evertonit dhe 4 ndaj Aston Villës.
 • Manchester United vitin e kaluar e fitoi titullin me 80 pikë të grumbulluara.Sivjet ata kanë 83 pikë dhe nëse i fitojnë 3 ndeshjet e fundit ata do kenë 92 pikë ose ndryshe do thyejnë rekordin e pikëve të grumbulluara nga kampioni në Premier League./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button