Greqi, protestuesit pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Punës

 Një grup personash të cilët protestonin kundër projektligjit për të drejtat e grevës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, duke pushtuar ndërtesën e Ministrisë së Punës, bastisën zyren e ministres Efi Achtsioglou, raporton Anadolu Agency (AA).

Turma e mbledhur me thirrjen e Frontit Militant Mbarë-punëtor (PAME) protestuan kundër kufizimit të të drejtave të grevës së kërkuar nga kreditorët e vendit. Një pjesë e demonstruesve duke i thyer qepenat e ministrisë hynë brenda.

Personat duke hyrë në zyrën e Ministrisë në katin e 8-të të ndërtesës, nga ministrja Achtsioglou kërkuan që të tërheqë projektligjin. Ndërsa Achtsioglou refuzoi kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë tërhoqi vëmendjen që gjatë incidentit policia nuk ishte e pranishme në zyrë, ndërsa kohë pas kohe rritej edhe tensioni mes ministres dhe protestuesve. Protestuesit më pas u larguan nga zyra e ministres.

Greqia e cila përpiqet që të dalë nga kriza ekonomike, shpesh herë përballet me protesta për shkak të masave shtrënguese të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button