Mjegull në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Resnjë, dukshmëria nga 50 deri 150 metra

Dukshmëri e zvogëluar deri në 150 metra për shkak të mjegullës në Manastir, Prilep dhe Resnjë, ndërsa në Tetovë dukshmëria është 50, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, ndërsa në akse rrugore të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka mundësi të paraqitjeve të rrëshqitjeve të dheut.

Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, ndërsa informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button