Eide: Do të tentojmë të bëjmë diçka në Çikago

Norvegjia do të shoh nëse mundet të nxjerr diçka për Maqedoninë në Samitin e NATO-s në Çikago.

Këto janë porositë e shefit të mbrojtjes norvegjeze Espen Bart Eide të përcjella në takimin e sotëm në Oslo me ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë Fatmir Besimi.

“Mbështetja jonë në Bukuresht ishte shumë e fuqishme dhe ajo edhe më tej mbetet e tillë dhe po shikojmë se a ka ndonjë mënyrë për përshpejtimin e procesit. Shpresa ime është se diçka do të dalë nga Samiti në Çikago gjë që do të demonstrojë se procesi është në drejtim të duhur. Bashkarisht do të punojmë edhe në atë çështje”, deklaroi Espen Bart Eide, ministër i Mbrojtjes i Norvegjisë.

Nga ana tjetër ministri Fatmir Besimi u shpreh se “diskutuam për rëndësinë që të ketë një sinjal të qartë nga NATO për integrimin e rajonit në NATO dhe ky proces të jetë nga këndvështrimi jonë siç parashikuam është të ketë një përshpejtim të procesit tëintegrimeve euro-atlantike dhe një ftesë për Maqedoninë në Samitin e Çikagos. Atë të cilën ne e theksuam domethënë riafirmova pozicionin e Maqedonisë për integrim në NATO, ky mbetet prioritet i joni kryesor”, deklaroi  Fatmir Besimi. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button