Stoltenberg: Nuk ka konkurrencë midis NATO-s dhe BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se pas Brexit, 80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s do të përballohen nga aleatët jashtë Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky fakt tregon se midis NATO-s dhe BE-së nuk ka konkurrencë, por për t’u plotësuar”, tha Stoltenberg në konferencën për media pas takimit në Bruksel me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ai shprehu kënaqësinë edhe me iniciativat e fundit të BE-së për të forcuar mbrojtjen e tyre, duke theksuar se është shumë me rëndësi për BE-në por edhe për mbarë Evropën dhe Aleancën e NATO-s.

“Në kuadër të samitit të NATO-s të mbajtur në korrik me Juncker dhe Tusk arritëm marrëveshje që të nënshkruajmë deklaratë të re mbi bashkëpunimin në vijën NATO-BE”, rikujtoi Stoltenberg.

Ai shprehu edhe kënaqësinë për mbështetjen ushtarake të Sllovenisë në kuadër të misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Letoni.

“Aktivitetet e tilla qartë tregojnë kontributin e Sllovenisë për sigurinë dhe mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha njeriu i parë i NATO-s.

Në fjalimin e tij, Pahor deklaroi se vendi i tij ka ndalur trendin e zvogëlimit të alokimit në sektorin e mbrojtjes.

“Ndaluam trendin e alokimeve më të vogla për mbrojtje. Gradualisht edhe më shumë do të investojmë në sektorin e mbrojtjes. Jo vetëm për shkak të NATO-s, por edhe për shkak se përballemi edhe me kërcënime të reja”, tha Pahor.

Në fund shtoi se politika e përbashkët mbrojtëse e BE-së nuk është alternativë për NATO-n, duke përmendur se të dyja organizatat mund të veprojnë paralelisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button