Kuqezinjtë prej sot në Ohër

Kuqezinjtë kanë mbyllur fazën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe prej sonte skuadra transferohet në Ohër ku do të vijojë stërvitjet 7-të ditët e ardhshme. Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e planprogramit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike. Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brënda grupit.

Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë. Ndërkohë jashta listës së futbollistëve për në Ohër kanë mbetur Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani të cilët do të vijojnë stërvitjet individuale në Tetovë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për pjesën pranverore të sezonit./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button