Një i vdekur në aksident në autostradën Tetovë- Gostivar

Aksident i rëndë trafiku ndodhi sot rreth orës 14:40 në autostradën Tetovë – Gostivar, në të cilën një person humbi jetën.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur automobili “Audi” me targa regjistrimi nga Gostivari i drejtuar nga 62-vjeçari Mustafa Iseni nga fshati Toplicë e Gostivarit doli me automjetin nga rruga.

Për shkak të plagëve të marra vozitësi ndërroi jetë në vend të ngjarjes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button