Pretendohet se “20 emigrantë nigerianë janë shitur si skllevër për 735 dollarë”

Pretendohet se 20 emigrantë nigerianë, pasi kanë rënë në duart e trafikantëve të njerëzve në Libi teksa kërkonin të udhëtonin ilegalisht në Evropë, janë shitur si skllevër prej 735 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulejman Labaran, nga Agjencia Nigeriane e Emergjencave (NEMA), në një deklaratë për AA pretendon se 20 emigrantë nigerianë në Libi janë shitur si skllevër për 735 dollarë.

“Qytetarët tanë që kthehen nga Libia kanë informuar se 20 nigerianë janë shitur si skllevër për vetëm 735 dollarë”, tha Labaran, duke bërë të ditur se me punën që ka bërë qeveria e Nigerisë qindra emigrantë të paligjshëm nigerianë u kthyen në vendin e tyre nga Libia.

“Ne nuk e dimë nëse këta njerëz janë të gjallë apo jo dhe qeveria libiane duhet të ndërmarrë hapa seriozë sepse kemi dëgjuar shumë gjëra të këqija rreth nigerianëve që kthehen nga Libia”, deklaroi Labaran duke vënë theksin se nuk kanë asnjë lajm për emigrantët nigerianë që janë shitur si skllevër.

Labaran nënvizoi se emigrantët nigerianë jetojnë në kushte shumë të këqija në Libi, duke treguar se këta njerëz vuajnë nga mungesa të konsiderueshme ushqimore, plotësojnë nevojat e ujit të pijshëm nga tualeti dhe se shumica e grave nigeriane janë përballur me përdhunime.

– Mbi 2.700 nigerianë janë kthyer në vendin e tyre

Pasi ka vënë theksin se për rikthimin e sigurtë në vendin e tyre të emigrantëve nigerianë në Libi vazhdojnë të punojnë me Shërbimin Nigerian të Emigracionit, Labaran tha se delegacioni prej pesë anëtarësh ka shkuar në këtë vend për të vëzhguar situatën e emigrantëve nigerianë në Libi.

“Pas punës së qeverisë nigeriane, në vend janë kthyer 2.778 emigrantë nigerianë që kërkonin të udhëtonin ilegalisht në Evropë muajin e fundit”, tha Labaran duke shtuar se sipas të dhënave të shërbimit nigerian të imigracionit brenda vitit 2017 nga vendet kryesisht si Libia, Italia dhe Arabia Saudite janë kthyer 16.387 emigrantë të paligjshëm nigerianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button