Presidenti polak shkarkoi disa ministra

Presidenti polak Andzhej Duda sot shkarkoi disa anëtarë të Qeverisë, midis të cilëve edhe ministrat e Punëve të Jashtme, Vitold Vashçinski, të Mbrojtjes Antoni Maçereviç dhe të Mjedisit të Jetesës Jan Shishko.

Mediat perëndimore këtë hap të Dudës e vlerësojnë si tentativë që Varshava t’i përmirësojë marrëdhëniet me BE-në, që  janë rrezikuar pas akuzave nga Brukseli se minohen standardet për sundimin e drejtësisë.

Витолд Вашчиковски

Komisioni Evropian, nga fundi i muajit të kaluar, e aktivizoi Nenin 7 nga Marrëveshja e Lisbonës kundër Polonisë, që do të mund të sjellë  vendosjen e sanksioneve për vendin.

Polonia mori një afat prej tre mujash që ta përmirësojë gjendjen, me qëllim që të shmangë sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button