Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e fitojnë Sllobodan Bogoevskin në Gjykatë

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski është fajtor se ka shpifur ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish funksionarit të lartë të po të njëjtës parti, Musa Xhaferi, për marrja emito në rastin “Magjar Telekom”, konfirmoi avokati Valentin Zafirov, njofton Portalb.mk.

Megjithatë për paditë e Ahmetit dhe Xhaferit, Bogoevski, nuk do të paguaj dëm, pasi që paditësit janë tërhequr nga kërkesa. Avokati i Bogoevskit, Valenti nZafirov thotë se vendimin e kanë marrë përpara Vitit të Ri dhe paralajmëroi se do të dorëzojë ankesë përpara Gjykatës së Apelit.

“Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë e ka hapur për opinionin rrëfimin e Bogoevskit të dhënë në procedurën e cila është udhëhequr kundër tre menaxherëve të “Magjar Telekom”, Elek Shtraub, Andrash Ballog dhe Tamash Marvai, përpara Gjykatës së Nju Jorkut. Në të, Bogoevski, mes tjerash, thotë se dy funksionarë të BDI-së kanë marrë ryshfet nga “Magjar Telekom” nga 2.5 milionë euro. Ahmeti dhe Xhaferi më pas e kanë paditur Bogoevskin për këtë deklaratë dhe kanë kërkuar dëmshpërblim nga 90.000 euro për shkaktimin e “stresit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button