Hojt Ji dha dorëheqje
Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe euroaziatike Hojt Brajan Ji dha dorëheqje nga funksioni, kumtoi sot Departamenti i Shtetit.
Hojt Ji, për braktisjen e funksionit i ka njoftuar kolegët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Amerikës.
Ai në këtë pozicion është emëruar në vitin 2013.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, trashëgues i ri do të emërohet ish-shefi i misionit të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë, Xhonatan Mur.
Siç njoftoi paraprakisht MIA, ekzistojnë spekulime se Hojt Ji do të emërohet ambasador i ri i SHBA-së në BeH, edhe pse paraprakisht u pohua se ai do të jetë ambasador në Maqedoni.
LEXO: Hojt Ji demanton lajmet se ai do të jetë ambasador i SHBA-së në Maqedoni
LEXO: Al Xhazira: Hojt Ji do ta zëvendësojë Xhes Bejlin në Maqedoni (Video)