Mjuzikli për Milosheviqin shfaqet nëpër teatrot e Serbisë e në Graçanicë

Me titullin “Slobodan show”, mjuzikli për Milosheviqin në përgatitje të Teatrit Popullor të Beogradit e në interpretim të Dramës serbe të Teatrit popullor të Prishtinës me seli në Graçanicë, gjatë muajit shkurt do të shfaqet në Beograd e në Graçanicë, njofton Koha.net.

Shfaqja do të përfshijë “periudhën e sumbullave” të viteve të 90 –ta, gjatë pushtetit të Slobodan Milosheviqit dhe do të zgjasë deri në arrestimin e tij në Hagë, ka thënë autorja e këtij teksti Jelena Bogavac, transmeton Koha.net.

Ajo, si premierë do të jepet së pari, në fund të shkurtit, në Graçanicë, e pastaj edhe nëpër teatrot e Serbisë si dhe në Beograd.

“Kemi vendosur për këtë projekt sepse fati i Kosovës, fillimi dhe fundi, është i lidhur drejtpërdrejt me periudhën e sundimit të Milosheviqit. Shpesh mendohet se ai është “heroi” kryesor i shpërbërjes së kombit serb. Në kuptimin politik, është mbetur çështje e hapur a ka qenë ai kasap i Ballkanit apo kurban dhe për këtë historia do ta japë përgjigjen. Detyra jonë artistike, besoj, është në gjetjen e përgjigjeve të guximshme e të përgjegjshme në pyetjet për identitetin tonë kombëtar”, citon portali serb “Mundo” të ketë thënë autorja.

Regjinë e mjuziklit e ka bërë Nenad Todoroviq, ndërsa muzikën Marko Grubiq. Në shfaqje merr pjesë i gjithë ansambli nga Graçanica.

“Anëtarët e korit janë ‘bebet e fundit të Millosheviqit’, fëmijët e lindur në vitin 1994 e 1995. Ky brez pothuaj nuk di gjë për periudhën e Millosheviqit, sepse periudha e fëmijërisë së tyre është ajo e bombardimeve”, ka thënë Bogavac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button