Shfaqet adoleshentja nga Gostivari e cila u paraqit në polici nga babai si e humbur

Sot në stacionin policor të Gostivarit është vetë paraqitur një vajzë e re adoleshente 16-vjeçare e cila para dy ditëve është paraqitur nga babai i saj 50-vjeçar I.P si e humbur, njofton Portalb.mk.

16-vjeçarja atë ditë herët në mëngjes është larguar nga shtëpia e saj dhe ka shkuar te një djalosh te i cili ka qenë e dashuruar.

Ndryshe, vitin e kaluar në rajonin e Gostivarit janë paraqitur gjithsej 27 persona të humbur, mes të cilëve numri më i madh kanë qenë femra të reja. Të gjithë pas një kohe janë gjetur dhe të cilët me apo pa dijeninë e familjes e kanë lëshuar shtëpinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button