Kuvendi emëroi Muratin gjykatës në Kushtetuesen

Kuvendi i Maqedonisë në mbledhjen e sotme i zgjodhi Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski dhe Sali Murati për gjyqtarë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Sali Murati është avokat nga Gostivari, Nikolla Ivanovski anëtar i Këshillit të prokurorëve dhe Elena Gosheva ish-kryetare e Këshillit të prokurorëve.

Ndërkaq në mbledhjen e sotme me 68 vota “pro” juristi i diplomuar nga Tetova, Dashmir Saiti është zgjedhur për anëtar i Këshillit të prokurorëve të Republikës së Maqedonisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për anëtarë të Këshillit për radiodifuzion i zgjodhi Vasko Petreski, Antonio Jovanovski dhe Seladin Xhezairi, kurse mori Vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarë të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Vendimin për zgjedhjen e zëdhënës drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe Vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button