Dy Koretë do të vendosin linjë të “nxehtë” ushtarake të ndërsjelltë

Koreja Veriore dhe Jugore sot vendosën, në bisedimet e para pas dy viteve, ta rinovojnë lidhjen telefonike ushtarake midis tyre, njoftoi një përfaqësues koreanojugor.

Para disa ditëve u vendos linja civile telefonike midis Seulit dhe Phenianit.

Koreja Veriore njoftoi se ka përfunduar përkrahja teknike për rivendosjen e linjës telefonike ushtarake në bregdetin perëndimor të kufirit me Korenë Jugore”, delaroi zëvendësministri koreanojugor i Bashkimit Kombëtar, Çhun He-Sun.

“Vendosëm që sërish të fillojë të përdorim këtë linjë telefonike ushtarake prej nesër në orën 8:00”, saktësoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button