Me digjitalizimin TV-të do t’i paguajnë kompensim operatorit që të emetohen

Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji në seancën e sotme  pranoi propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet e propozuara vendosen dispozita të reja me të cilat sigurohen dhëniet e apovimeve për përdorimin e radiofrekuencave me anë të tenderit publik me ankand publik me çka do të mundësohet përdorimi më efikas i spektrit radiofrekuentues, si dhe çmimi real për përdorimin e radiofrekuencave të cilat kanë vlrë të lartë ekonomike, sqaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski.

Duke marrë parasysh obligimin e Maqedonisë për shkyqjen e emetimin analog televiziv tokësor, 1 qershori i vitit 2013 konfirmohet si datë për ndërprerjen e këtij emetimi dhe vendosen dispozita të reja me të cilat sigurohet emetimi digjital televiziv tokësor përmes operatorit të multipleksit digjital tokësor.

Gjatë debatit deputetja e LSDM-së, Biljana Kazanxhiska, vlerësoi se me ardhjen e operatorit të ri shteti do t’i urdhërojë radiodifuzerët vendor që të transferohen në multipleksin e ri dhe të paguajnë për të siguruar emetim.

“Në këtë mënyrë provajderi i ri fiton të ardhura të sigurta nga televizionet private të cilave AKE-ja do t’i urdhërojë që të barten në atë frekuencë, për shembull nga BUM TV në provajderin e ri, për çmimin doo të merren vesh AKE-ja dhe provajderi i ri, nëdërsa do ta paguajnë mediat private. Në këtë mënyrë AKE do të përfitojë, por po ashtu do të paguajnë edhe ato që tani emetojnë në satelite që të fitojnë televizione tokësore, theksoi Kanazanxhiska.

Për tekstin e propozuar të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për komunikime elektronike u dorëzuan amandamente, por Komisioni miratoi amandamente të natyrës teknike në bazë të shkrimit me sqarime nga Këshilli për radiodifuzion. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button