Lëndohet një këmbësor në një aksident në Shkup

Një këmbësor nga Shkupi është lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:10 minuta në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup.

Siç informoi MPB, automjeti “MBW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (19) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin D.S (30), i cili ka marrë lëndime të rënda nga aksidenti.

Ai me ambulancën e Ndihmës së Shpejtë është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut i është dhënë ndihmë mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button