Ndryshimet e ligjit për “informatorët” para Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 48-të do ta shqyrtojë propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve në procedurë të shkurtuar, e parashtruar nga Ministria e Drejtësisë.

Në rend dite, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është edhe Propozim – ligji për ratifikimin e protokollit të pestë shtesë nga Marrëveshja për ndryshimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë.

Влада седница

Ministrat, në seancën e sotme, do ta shqyrtojnë edhe informacionin për realizimin e rekomandimeve të GREKO-s (Grup i shteteve kundër korrupsionit) të Këshillit të Evropës të dhëna me Raportin për vlerësimin e Republikës së Maqedonisë – Raundi i katërt me temë: “Parandalimi i korrupsionit te anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët” – Raporti i dytë i gjendjes të Republikës së Maqedonisë.

Do të shqyrtohet edhe informacioni për rritjen e kontributit të Republikës së Maqedonisë në misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetje vendimtare”.

Fillimi i seancës së 48-të të Qeverisë është caktuar për në orën 15-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button