Katastrofat natyrore vitin e kaluar SHBA-së i kanë kushtuar 306 miliardë dollarë

Shpenzimet për shkak katastrofave natyrore në SHBA arritën rekord 306 miliardë dollarë në vitin 2017, të cilën e shënuan zjarre, uragane, përmbytje, tornado dhe thatësira.

Drejtoria shtetërore amerikane për oqeane dhe atmosferë kumtoi se në SHBA vitin e kaluar ka pasur 16-të katastrofa natyrore, të cilat kanë shkaktuar dëme më të mëdha se një miliardë dollarë, ndërsa aq ka pasur edhe në vitin 2011.

Deri tani dëmi rekord nga katastrofat natyrore ishte 215 miliardë dollarë në vitin 2005.

Në raport theksohet se vetëm uragani Harvi, i cili e goditi shtetin Teksas, ka shkaktuar dëm në vlerë prej 125 miliardë dollarë. Zjarret pyjore të cilat e përfshinë pjesën perëndimore të SHBA-së, vendit i kanë kushtuar rreth 18-të miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button