Basha mbledh grupin e PD-së: Ja data dhe ora kur do të nisë protesta opozitare

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët, më datën 27 janar do të mbahet protesta e para opozitare për këtë vit, në shenjë kundërshtie për qeverinë ‘Rama’.

Vendimi erdhi pas takimit që mbajti krytari i PD-së Lulzim Basha me grupit parlamentar të selisë blu. Ndërkohë, protesta do të nisë në orën 12:00, pas konsultimit të Bashes me krerët e degëve. “BalkanWeb” mëson se grupi parlamentar i PD vendosi të marre pjese në seancën e parë parlamentare.

Kujtojmë se seanca e fundit për vitin 2017 ishte ajo e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku. Seanca u shoqërua me incidente të mëdha brenda sallës, por edhe jashtë saj me protestë. Kështu, deputetët e opozitës tentuan të bllokonin procesin, ndërsa përdorën edhe tymuese. Fill pas këtyre incidenteve partitë opozitare deklaruan se do të ndërmerrnin të tjera protesta duke nisur nga janari i këtij viti, për të vijuar deri në ikjen e qeverisë ‘Rama 2’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button