Tre vjet me Bastri Bajramin, projektet vazhdojnë

Të premten në komunën e Haraçinës është festuar tre vjetori që kur në krye të kësaj komune është Bastri Bajrami. Ceremonia është organizuar para një numri të madh të qytetarëvetë cilët shprehën interesin e tyre, ndërsa ngjarja ngërtheu në vete gjitha projektet e realizuar deri më tani, ata të cilët presin realizimin si dhe prezantimi i një projekti madhështor për banorët eHaraçinës, ai i kanalizimit fekal dhe projekti për përfitime nga Fondet evropiane. 

Kryetari i Haraçinës, Bajrami u shpreh i kënaqur me punët e realizuar deri më tani. Sipas tij, ka ende punë dhe se projekt parësor për këtë komunë edhe më tej mbetet kanalizimi fekal.

‘Tani, projekti më i rëndësishëm që duhet të bëjmë është sistemi i kanalizimit. Ky është një projekt shumë kompleks, unë kam arritur që të siguroj mbështetje për projektin ideor nga ana e qeverisë por nuk do ta lë me kaq. Besoj se me një angazhim dhe përkrahje edhe nga qeveria dhe prej donacioneve të huaja me të cilët jemi në kontakte, këtë projekt mund ta fillojmë në të ardhmën’, tha Bajrami.

‘Brenda këtij tre vjeçari arritëm që të përmirësojmë kushtet në arsim, po ajo që është më e rëndësishme arritëm të përgatisim edhe mbi 400 kuadro të arsimuara me shkollën e
mesme të natës, dhe më e rëndësishme është që këtyre personave u hapen rrugë të reja për të ardhmen e tyre’, ka vijuar më tej me prononcimine tij Bajrami.  

Ai mes tjerash përmendi edhe projektin për sallën sportive i cili ka filluar të ndërtohet dhe së shpejti do të përfundojë, pastaj zgjerimi i shkollës së vjetër, sepse siç tha, tani nxënësit mësojnë në tre ndërrime dhe nuk ka kushte për mësim cilësor.

‘Tani vetëm se kemi caktuar lokacionin për shkollën e mesme ku ky projekt edhe në Qeveri ka kaluar dhe janë duke u përgaditur projekti final ku mendoj në të ardhmën nxënësit e komunës së Haraçinës mund të vijojnë mësimin e shkollimit të mesëm në komunën tonë. Tani vetëm se me mbështetjen e Ministris së Ekologjis për kanalin kryesor që lidh Gazi Babën, Haraçinën dhe Ilindenin, deri në fund të vitit 2012 ky projektdo të kryhet’, tha Bajrami.

Sipa tijë do të ndërtohet edhe objekti komunal si dhe muzeu etnografik.

Lajme të ngjashme

Back to top button