BE-ja i zgjeroi sanksionet për Korenë Veriore

Bashkimi Evropian i zgjeroi sanksionet për Korenë Veriore për shkak të aktiviteteve lidhur me zhvillimin e programit bërthamor dhe raketor, ndërsa Këshilli i Unionit sot publikoi se me atë janë përfshirë edhe 16-të persona dhe Ministria e Forcave të Armatosura Kombëtare (MPAF).

Ata u shtuan në listën me sanksione, e cila ka të bëjë me ngrirjen e pronës dhe ndalesën për udhëtim, në bazë të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të miratuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Nga KB-ja kumtuan se me këtë numri i personave të përfshirë me masa restriktive është rritur në 79 persona, si dhe në 54 entitete.

Krahas kësaj, vetëm nën sanksionet e BE-së gjenden edhe 41 persona dhe 10 entitete në Korenë Veriore.

Është paralajmëruar edhe se në javët e ardhshme BE-ja me siguri do të miratojë masa shtesë kundër Koresë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button